Populisti anti-Islam fiton zgjedhjet në Holandë

Geert Wilders, populist i ekstremit të djathtë dhe antiislamik, ka arritur një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë të mbajtura të mërkurën. Rezultatet pothuajse përfundimtare tregojnë se Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Wilders, ka fituar 37 nga 150 ulëset në parlament, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit

Kreu i Partisë për Liri, Geert Wilders, pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme në Hagë. Holandë, 22 nëntor 2023.

Populisti i ekstremit të djathtë, antiislamiku, Geert Wilders, ka arritur një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë, të mbajtura të mërkurën, treguan rezultatet pothuajse përfundimtare, të enjten.

Rezultati nënkupton që ai do t’i udhëheqë bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës dhe ndoshta të bëhet kryeministri i parë i djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit.

Teksa kanë mbetur pak vota pa u numëruar, Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Wilders, ka fituar 37 nga 150 ulëset në parlament, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit.

Programi zgjedhor i Wilders përfshin thirrjet për një referendum për largimin e Holandës nga Bashkimi Evropian, një ndalesë totale të pranimit të azilkërkuesve si dhe kthimin e migrantëve në kufijtë holandezë.

Ai, gjithashtu, mbron “deislamizimin” e Holandës, megjithëse ka qenë më i butë për islamin gjatë kësaj fushate zgjedhore sesa në të kaluarën.

“Votuesit thanë: ‘Ne jemi të lodhur nga kjo. Të sëmurë me barkun tonë”, tha Wilders, duke shtuar se tani ishte në një mision për t’i dhënë fund “cunamit të azilit” duke iu referuar çështjes së migracionit që dominoi fushatën e tij.

“Holandezët do të jenë sërish numër një”, tha Wilders. “Njerëzit duhet ta kthejnë kombin e tyre”, shtoi ai.

Por, ligjvënësi, i cili në të kaluarën është etiketuar si një version holandez i Donald Trump-it, do të duhet të formojë një qeveri koalicioni përpara se të marrë drejtimin e pushtetit, shkruan REL.

Kjo do të jetë e vështirë, pasi partitë kryesore ngurrojnë të bashkojnë forcat me të dhe partinë e tij.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika