Një orë vonesë, seanca nuk ka nisur ende

Ka kaluar një orë nga koha e paraparë për nisjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, por ajo ende nuk ka filluar.

Seanca ishte thirrur për orën 09:00, ndërsa në sallën e Kuvendit deri tani kanë mbërritur  deputetët e PDK-së të Aleancës, dhe disa deputetë të LVV-së.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Më herët, nga ora 08:00, Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për Specialen

Të fundit nga rubrika