Premiera e veprës “Monade” nga Robert Bisha hap sezonin e ri të Filharmonisë

Me premirën e veprës “Monade” nga Robert Bisha është hapur sezoni i ri i Filharomonsë së Kosovës, dhe gjithashtu edhe kremtimi i 70 vjetorit të kinemasë Lumbardhi

Kompozitori, Robert Bisha

Kompozitori Robert Bisha ka ka përformuar veprën “Monade” se bashku më Filharmoninë e Kosovës në Kino Lumbardhi

“Monade” është një kompozim nga vetë Robert Bisha, një kompozim jo i zakonshëm për Filharmoninë e Kosovës më një formacion duke përfshirë orkestrën, pjesë të korit, solistë, dy gitara elektrike, piano dhe çifteli përfomuar nga vetë Robert Bisha.

Nëpërmjet një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka thënë se ky është një bashkëdyzim shumë i rëndësishëm i talenteve, zhanreve dhe kapaciteteve shprehëse muzikore në rrafshin stilistik nga institucioni më i lartë i muzikës koncertale në Kosovë dhe një moment mjaft me rëndësi për qytetin e Prizrenit.

Kompozitori Bisha u rikthye në Prizren për një qëndrim artistik, ku edhe filloi procesin për hulumtim dhe kompozim, duke e parë nga afër dhe duke njohur historinë e Kino Lumbardhit dhe rrethanat e ndryshueshme përgjatë 70 viteve të kësaj kinemaje.

Giithashtu kjo përfromanncë është përcjellur më video-imazhe në një projektor.

Vepra “Monada” ka një narrativë në secilën nga tetë pjesët e saj dhe mundohet ta shohë në çdo këndvështrim Prizrenin. Ka qenë “Lumbardhi” vendi ku kompozitori mbajti të vetmin koncert gjatë vitit 2020 në kohën e pandemisë, kur në prani të 50 personave në bahçe kishte interpretuar “Home Neverland” për solo-piano.

Ndërkaq, përpos hapjes se sezonit të ri të Filharmonisë së Kosovës, kjo premier ishte edhe kremtimi i 70 vjetorit të themelimit të kinemasë Lumbardhi.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika