Presidentja Osmani kërkon njohjen nga Vatikani: Do të kontribuonte në mirëqenien dhe suksesin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit që zhvilloi në Vatikan me Papa Leonin e XIV, takim të cilin e cilësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me përmbajtje të thellë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Vatikanit.

Osmani tha se në këtë takim ka shprehur qartë shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës që Selia e Shenjtë do ta njohë Republikën e Kosovës, duke theksuar se një vendim i tillë do të kishte ndikim të madh për vendin.

“Me shpresën se një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani i njohjes nga ana e shenjtërisë së tij do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe, në suksesin më të madh të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Deklarimi e plotë:

Sapo përfundova një takim shumë përmbajtësor me Papa Leonin e XIV. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në relacionet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.

Në takim me shenjtërinë e tij, natyrisht që paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund do të marrë vendimin e shumë pritur që ta njeh Republikën e Kosovës, që të njeh vuajtjet e gjata të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë i pavarur dhe në demokraci.

Me shpresën se një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani i njohjes nga ana e shenjtërisë së tij do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe, në suksesin më të madh të Kosovës të Dardanisë antike, një toke që i ka dhënë botës dhe Evropës. Jo vetëm Gjergj Kastriotin Skënderbeun heroin tonë kombëtar, i cili e ka mbrojtur portën e fundit të Evropës, por edhe Shën Terezën.

Shpresojmë shumë që tani të merret ky vendim i shumëpritur për popullin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika