Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot(e hëne) në një takim zyrtar presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm gjatë momentit të pritjes dhe në fillim të takimit, ndërsa nuk është planifikuar konferencë për media pas përfundimit të bisedimeve.
Ky përbën takimin e dytë ndërmjet Osmanit dhe Sulyokut, pasi presidentja kosovare u prit në një vizitë zyrtare në Budapest gjatë muajit qershor të këtij viti.