Presidentja Vjosa Osmani pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Islandë është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të këtij shteti, Birgir Ármannsson

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve me presidentin dhe kryeministren e Islandës, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës, thuhet se Osmani e ka falënderuar shtetin e Islandës për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

Ajo e ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tej.

“Në takim me Kryetarin e Kuvendit Ármannsson, Presidentja Osmani ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, duke potencuar rëndësinë që ajo të vazhdojë edhe më tej në arenën ndërkombëtare. Në këtë frymë, Presidentja ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit dypalësh përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke potencuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, në këtë kohë përcaktuese për Evropën”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson

Sipas njoftimit Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë duke e përmendur sundimin e ligjit dhe avancimin e demokracisë.

“Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani theksoi po ashtu se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të kontribuuar për paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Ndërsa, njoftimi thotë se kryetari i Kuvendit Ármannsson e falënderoi presidenten Osmani për vizitën dhe theksoi se Islanda është e përkushtuar për t’i thelluar më tej raportet mes dy popujve dhe vendeve.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika