Presioni ndaj Kosovës – Kërkohet implementim pa vonesa për Asociacionin

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë temë diskutimi më në takimin e së enjtes mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, por për të po priten veprime me urgjencë. Kështu ka deklaruar Peter Stano, derisa ka rikujtuar edhe pasojat për mos përmbushjen e këtij obligimi

Mitrovica e Veriut

Aktuale është çështja e dinarit, por Asociacioni, është tema për të cilën Kosovës i kërkohen veprime me urgjencë.

Për rregulloren e BQK-së që nxorri jashtë përdorimi dinarin serb, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, kryenegociatorët sërish do të diskutojnë në Bruksel, në takimin e caktuar për të enjten.

Edhe pse e pranoi se Asociacioni nuk është tema kryesore, kërkesat për veprime konkrete në drejtim të themelimit, sipas Stanos janë adresuar tashmë disaherë, dhe përmendi kushtëzimin që lidhet me këtë hap.

“Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një obligim tash e një kohë për Kosovën, kështu që duhet të përmbushet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë. Kështu që nëse Kosova nuk arrin që ta përmbush këtë, atëherë kjo nuk do të jetë shenjë pozitive e vullnetit për të ecur drejt normalizimit, që tani është i lidhur me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit”, ka than Stano.

Ndërkohë në Kosovë, opozita janë kritik për faktin që ka përfunduar  duke u diskutuar në Bruksel tema e dinarit.

“Këto veprime kanë qenë veprime populliste në mënyrë që të mos e humb mbështetjen dhe përkrahjen Kurti, sepse është viti i fundit pra jemi në vitin e katër të qeverisjes dhe tash është vit zgjedhor dhe kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Ndërkohë për situatën ku takimi i ardhshëm do të ishte i treti që në  3 takime në Bruksel diskutohet për përdorimin e dinarit nga serbët e Kosovës, po kritikohen edhe nga analistë politikë.

“Çështja e dinarit është krejtësisht absurde, sepse ka pasur mundësi të bëhet në mënyrë pakrahasimisht më diplomatike më elegante, më të lehtë me më pak pasoja për Kosovën, ndërsa efektet do të ishin të njëjta, pra do të realizohej qëllimi qeverisë,. Mirëpo KM Kurti e ka zgjedh një rrugë shumë më të vështirë atë të betejës politike dhe tani duhet t’i paguaj faturat e kësaj qasje negative”, ka thënë analisti, Artan Muhaxheri.

Për dinarin dhe implementimin e shpejt të Asociacionit mbrëmjen e së hënës u kontaktua edhe Presidentja Vjosa Osmani nga ndihmës sekretari amerikan, James O’brien i cili shefes së shtetit kosovar ia bëri të ditur rëndësinë e këtyre dy çështjeve që sipas tij janë jetike për Kosovën.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika