Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Vllasi: Vetëm pallavra për nevoja të brendshme

Në një intervistë për emisionin “FIVE” në Dukagjin, Vllasi theksoi se pretendimet e Vuçiqit janë bërë për nevoja të brendshme dhe se ai gjithmonë kërkon një fajtor përtej kufirit serb.

Azem Vllasi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ngritur gjatë qershorit dhe kanë vëzhguar lëvizjet në Serbi.

Këto pretendime janë cilësuar si pallavra nga ish-politikani dhe avokati kosovar, Azem Vllasi.

Në një intervistë për emisionin “FIVE” në Dukagjin, Vllasi theksoi se pretendimet e Vuçiqit janë bërë për nevoja të brendshme dhe se ai gjithmonë kërkon një fajtor përtej kufirit serb.

“Vuçiqi sigurisht edhe këtë e përdor për nevoja të brendshme. Është interesant që ai po pretendon me kontorullu territorin e Kosovës, dhe kush çka po vazhdon nga territori i Kosovës, a çdo segment i pushteti tonë edhe shtira edhe Policia ka të të drejtë më vëzhgu edhe me kontrollu tërë territorin e Kosovës. E tash dronët e këto deri ku e kanë, deri pak përtej kufirit atë shikueshmërinë është tjetër punë. Janë pallavra veç se të njohura të Vuçiqit. Gjithmonë më kërku një faj përtej kufiri të Serbisë”, ka thënë Vllasi në “FIVE” të Dukagjinit.

Kurse, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb. Nga ky departament thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.

“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë lajm që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për The Geopost.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika