Prishtina nën vëzhgim, gjobat e policisë shkojnë direkt në shtëpi

Prishtina tani mbulohet nga 24 kamera me njohje automatike të targave, 6 multisensor dhe një kamerë rrotulluese, të cilat monitorojnë lëvizjen në nëntë pika të qytetit dhe dërgojnë në adresat e tyre gjobat për shkelësit e trafikut. Sipas Policisë, kjo praktikë pritet të rrisë sigurinë rrugore dhe të ulë ndjeshëm aksidentet.

24 kamera me njohje automatike të targave, 6 kamera videovezhguese multisensor dhe një kamerë rrotulluese tashmë janë vendosur në gjithë qytetin e Prishtinës.

Të gjithë qytetarët që vozisin në zonat më të ngarkuara të kryeqytetit do të përcillen në nëntë lokacione nga këto kamera.

Madje, nëse vërehet që bëjnë shkelje në trafik, dënimi do t’iu shkojë në shtëpi.

Policia e Kosovës

“Me anë të këtyre kamerave do të mundësohet identifikimi në kohë reale i kundërvajtjeve, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve, ndalimi në vende të palejuara dhe shkelje të tjera sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor”, kanë thënë nga Pilicia e Kosovës.

Sipas ish-zv ministrit të Punëve të Brendshme, kjo strategji është mjaft e njohur.

“Është një praktikë e njohur ndërkombëtare, e bazuar në kornizën ligjore dhe si e tillë duhet të zbatohet natyrshëm”, ka thënë Valdet Hoxha.

Sipas tij, kjo mund të ndikoj dukshëm për të ulur numrin e aksidenteve.

“Vendosja e kamerave nëpër qytet në funksion të shqiptimit të gjobave por mbi të gjitha në funksion të mbarëvajtjes së komunikacionit rrugor dhe në funksion të zvogëlimit të numrit të aksidenteve ka dhënë rezultate edhe statikisht në vend e praktikave ndërkombëtare ka ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve, qoftë me fatalitet, qoftë të kundërvajtjeve”, ka shtuar Hoxha.

Ky është projekt i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, si pjesë e strategjisë për forcimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e integruar të trafikut urban.

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika