Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij të mitura në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur pasi ai i ka marrë vajzat nga ish-bashkëshortja.
Sipas policisë, dhuna thuhet se ka ndodhur pasi vajzat kanë refuzuar të kalojnë natën tek i dyshuari.
“Lidhur me rastin është informuar QPS-ja, ndërsa aktualisht nuk dihet vendndodhja e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin policor.