Pritjet kufitare në Kosovë deri në një orë

Pritjet kufitare në Kosovë variojnë nga 10 minuta deri në një orë, me pritjen më të gjatë në pikën kufitare Merdarë për hyrje nga vendi

Fotografi ilustrim

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mëngjesin e së hënës ka njoftuar për kohëzgjatjen e pritjeve në disa nga pikat kufitare të Kosovës.

Sipas tyre, koha e pritjes për hyrjen në Kosovë është varësisht nga pika kufitare.

Në Merdarë, që nga ora 07:11 koha e pritjes është rreth një orë, ndërsa te Dheu i Bardhë është 15 minuta.

Në Mutivodë, pritjet zgjasin deri në 30 minuta, ndërsa në pikat kufitare të tjera, koha e pritjes është jo më shumë se 10 minuta.

Për sa i përket daljes nga Kosova, koha më e gjatë e pritjes raportohet te Dheu i Bardhë, ku njerëzit po prisnin rreth 50 minuta.

Statistikat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Ndërkaq, sa u përket kolonave për dalje nga Kosova nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është bërë e ditur se janë afro 1 mijë metra kolonë në hyrjen e pikës kufitare Merdarë.

Në vendkalimin kufitar në Mutivodë, bashkatdhetarët presin 30 minuta.

Kolona e veturave për në hyrje dhe dalje te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë është deri në 50 metra.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika