“Procesi i Berlinit” bind shtetet e Ballkanit që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Kosova dhe Serbia, janë pajtuar që t’ia njohin njëra tjetrës letërnjoftimet, diplomat universitare dhe kualifikimet profesionale. Këto tri marrëveshje, të gjitha shtetet do t’i nënshkruajnë në kuadër të Samitit të Berlinit që nis nga nesër

Foto ilustrim





Samiti i Berlinit do t’i bëjë edhe njëherë bashkë krerët e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, në këtë samit do të mungoj Presidenti serb, Aleksandar Vuqiq.

Atë do ta zëvendësoj kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në Berlin pritet të konkretizohen me nënshkrime tri marrëveshje.

Të gjashtë shtetet, pas një periudhe intenzive dialogu, janë dakorduar për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Marrëveshjet pritet të nënshkruhen me 3 nëntor në Samitin e Berlinit. Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi Tregut të Përbashkët Rajonal i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave në katër liritë mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kryeziu.

Çështja e targave dhe dokumenteve, kanë thelluar edhe më shumë përçarjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se punën më të madhe për t’i bindur dy shtetet që t’i nënshkruajnë marrëveshjet e ka bërë shteti prej nga erdhi nisma.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni – Vetëvendosje

“Po besoj që këtë punë e kanë bërë vet Gjermania më konkretisht dhe shtetet e tjera anëtarë të Bashkimit Evropian, të cilat poashtu njëjtë sikurse Gjermania e kanë interesin që të ulen tensionet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, të krijohet një normalizim”, ka theksuar Kryeziu-Hyseni.

Aktivizimin e “Procesit të Berlinit”, e përkrahin edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Shqipe Mjekiqi – LDK

“Ne e kemi mbështetur si proces që nga fillimi në vitin 2014, kur është nisur kjo iniciativë, sidomos sa i përket tregut të përbashkët rajonal, i cili parasheh katër liritë themelore, siç është liria e lëvizjes, kapitalit dhe shërbimeve”, është shprehur Mjekiqi.

Përkundër dakordimeve për nënshkrim të marrëveshjeve, Arbër Fetahu nga GLPS nuk e përjashton mundësinë e ndonjë dështimi.

Arbër Fetahu – GLPS

“Mund të kemi befasi edhe në takimin e nesërm, marrë parasysh karakterin e politikës ballkanase, mirëpo duket se do të jetë një takim më shpresdhënës, pasi që edhe qeveria gjermane duket se e ka një përcaktim që të jetë sa më investuese në këtë proces”, ka thënë Fetahu.

Në Berlin, kryeministri Albin Kurti do të takohet edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, liderë të dy shteteve, prej nga ka ardhur propozimi shumë i diskutuar në publik për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Për këtë çështje, Kurti, pritet të ketë një takim të ndarë me Scholz e Macron.





Shija e redaktorit

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Të fundit nga rubrika