Programi i Hamzës| Bursa, sigurime shëndetësore dhe drejtësi efikase për qytetarët: Standard i ri për Kosovën që duam

kreu i PDK-së. Bedri Hamza ka folur edhe për sektorin e drejtësisë.

“Shtylla e dytë është ajo e drejtësisë, një drejtësi e pavarur dhe efikase. Drejtësia do të jetë standard. Duhet të përfundohen lëndët e mbetura e të vonuara, duke ndihmuar me rritjen e numrit të gjyqtarëve e prokurorëve dhe duke investuar në modernizimin e gjyqësorit”, ka thënë ai.

Hamza premton 30 milionë euro në vit për bursa studentore

Kandidati për Kryeministër i PDK-së ka thënë se shtylla e tretë është ajo e arsimit dhe shëndetësisë.

“Reformat në arsim do t’i fillojmë nga niveli parashkollor, duke ndërtuar më shumë çerdhe dhe kopshte. Do të japim bursa përmes fondit prej 30 milionë euro në vit, që çdo student të ketë mundësi të shkollohet e të arrijë kapacitetet e veta. Ndërsa universitetet e Kosovës do t’i lidhim me industrinë, që të prodhojmë kuadro që i nevojiten Kosovës. Për të moshuarit do të ndërtojmë qendra të veçanta kujdesi për ta, në çdo rajon të Kosovës. E për ata me sëmundje kronike, ilaçe falas. Pa barrë financiare”, ka thënë Hamza.

Hamza premton funksionalizim të sigurimeve shëndetësore

Bedri Hamza ka premtuar ta jetësojë edhe projektin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Do të ketë financim të qëndrueshëm për sistemin shëndetësor”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar një vëmendje të veçantë edhe për mbrojtjen e ambientit.

“Do t’i përkrahim komunat që të ndërtojnë parqe të reja, t’i shtojnë hapësirat e gjelbra dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar se do ta ndërtojë edhe Stadiumin Olimpik Kombëtar.

“Do të jetë qendër moderne për sportin dhe rininë tonë dhe do ta përgatisim vendin për Lojërat Mesdhetare”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika