Projektit “Kompas” i hapet rruga, Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për shëndetësinë

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro një kredie prej 18.6 milionë eurosh, e cila synon përmirësimin dhe fuqizimin e sektorit të shëndetësisë.

Financimi do të realizohet përmes një marrëveshjeje me Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, në kuadër të Projektit “Kompas”.

Marrëveshja u votua në seancën e sotme me 103 vota pro, njofton Dukagjini.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se kredia ka një afat shlyerjeje prej 30 vitesh.

Sipas tij, mjetet do të përdoren për rritjen e kapaciteteve në institucionet shëndetësore, si dhe për avancimin e sistemit informativ në këtë sektor.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika