Prokurori Mat Halling i tha dëshmitarit Wesley Clark se ai nuk di mjaftueshëm lidhur me UÇK-në dhe për atë se çfarë ka bërë UÇK-ja për të ditur akuzat që rëndojnë mbi Hashim Thaçin.
“Unë po e shpreh mendimin tim se ju nuk dini mjaftueshëm lidhur me UÇK-në për atë se çfarë UÇK-ja ka bërë për të ditur që akuzat me të cilat zoti Thaçi përballet në këtë gjykatë janë të qenësishme apo jo. Çfarë përgjigje keni ju për këtë qëndrim tonin”, i tha prokurori- dëshmitari.
Për këtë, dëshmitari Clark tha se aktakuza në këtë rast është pjesërisht relevante për proceset. Megjithatë, ai tha se Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në.
“Kjo është një akuzë që është vetëm pjesërisht relevante për proceset e kësaj gjykate sepse si komandant strategjik jo asnjëherë nuk kemi pasur mundësinë që të bëjmë kërkime që të na vërtetohet ky qëndrim. Thaçi thjesht rezultoi që të ishte person ambicioz, i artikuluar, i prezantueshëm. Por, sa i përket kontrollit, pa diskutim që nuk ka pasur kontroll. Absolutisht nuk kam parë një gjë të tillë sepse këto elemente nuk e kishin atë strukturë që do e kishte një organizatë normale. Bëhej fjalë për persona, grupe individuale që po luftonin për mbijetesën e tyre. Nuk ekzistonte asnjë lloj letre ku shkruheshin gjëra”, tha Clark.
Veç kësaj, Clark tha se në këtë rast akuzat nuk janë të qenësishme ndaj Thaçit.
“Jo, akuzat nuk janë të qenësishme”, tha Clark.
Përpara kësaj, Clark u pyet se a e di në qoftë se UÇK-ja e ka identifikuar dikë si komandantin e vet.
“Jo, në dijeninë time. Nuk e kam menduar këtë në asnjë moment dhe mënyra se si i kam parë unë ngjarjet, Çeku ka qenë personi përgjegjës”, tha Clark.
“Akuzat të cilat i kisha në mendjen time ishin për shitje organesh. Kam përshtypjen se në periudhën 2007 dhe 2008 kishte akuza për shitje organesh dhe unë personalisht e konsideroja atë si dezinofrmim. Nuk e kam kuptuar kurrë për çfarë bëhej fjalë për akuzat por që në momentin që e kam dhënë këtë deklaratë, unë nuk e kisha idenë se cilat ishin akuzat e ngritura”, shtoi Clark.
Me kaq përfunduan pyetjet e Prokurorisë për të vazhduar më pas me pyetje shtesë nga mbrojtja e Thaçit./BetimipërDrejtësi