Prokuroria kërkon që Salih Mustafa të dënohet me burgim afatgjatë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Salih Mustafës t’i shqiptohet dënim me burgim afatgjatë. Prokuroria është e bindur se komandant Cali, në fshatin Zllash kreu krime lufte

Zyra e Prokurorit të Specializuar është shprehur edhe njëherë e bindur, se në këto shtëpi në fshatin Zllash janë kryer krime lufte.

Përgjegjës kryesor po e konsiderojnë, asokohe komandantin e guerilës së Prishtinës, BIA, Salih Mustafa. Prandaj, Mustafës kërkojnë t’i shqiptohet dënim me burgim afatgjatë.

Prokuroria e arsyetoi këtë kërkesë, duke thënë se rrëfimet e viktimave e kanë mbështetur njëri-tjetrin.

“Provat vërtetojnë se Salih Mustafa ka marrë pjesë në keqtrajtime në kompleksin e Zllashit”, ka deklaruar Silvia D’Ascoli, prokurore.“I akuzuari mori pjesë gjithashtu në rrahjen dhe keqtrajtimin e dëshmitarit 3593. Kjo ndodhi pak pasi dëshmitari u dërgua në këtë kompleks, në një stallë. Pak kohë pas kësaj, tre katër vetë e tërhoqën nga stalla e quan në një vend tjetër dhe e rrahën egërsisht”.

Akuza të rënda për komandant Calin, lexoi edhe prokurori tjetër që njëherësh është edhe kryeprokuror i Zyrës së Porkurorit të Specializuar, Jack Smith.

“E dimë po kështu që BIA dhe ky kompleks ishin nën komandën e të akuzuarit, Salih Mustafa. E dimë po ashtu se me 1 prill i akuzuari ishte i pranishëm atje në këtë kompleks ku ka qenë dëshmitar kur viktima e vrasjes i është drejtuar rojës Muharrem Ajeti te porta e tij, Ajeti ishte ushtar i BIA-së i komanduar nga i akuzuari”, ka thënë Smith.

Gjithë këto akuza të prokurorëve, Mustafa i dëgjoi nga distanca.

Atë, sipas prokurorisë, lehtë të verifikueshëm për dëshmitarët dhe viktimat e bëri kapela e kuqe.

“Gjatë rrahjes së parë, 3593 i ka ngritur sytë lart njëherë dhe ka parë të akuzuarin me kapelë të kuqe, edhe po të ishte errësirë do të shihte të akuzuarin nga drita e elektrikut dhe ka parë që i akuzuari kishte në kokë beretën e kuqe dhe në atë rast i akuzuari nuk ka pasur maskë. Ajo që ka bërë që 3593 të mbante mend të akuzuarin ishte përvoja e tmerrshme kur i akuzuari ia ka vënë në kokë pistoletën dhe ka tërhequr këmbëzën. Dëshmitari e ka përshkruar atë moment si tmerrues”, Cezary Michalczuk, prokuror.

Fjala përfundimtare e Prokurorisë ka zgjatur për disa orë.

Veprim të njëjtë në dy ditët në vijim do të bëjnë edhe mbrojtja e Salih Mustafës dhe mbrojtja e viktimave.

Pas leximit të fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të ketë 60 ditë kohë për të shpallur aktgjykimin.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika