Prokuroria në Gjakovë ngrit 10 aktakuza për sulm seksual, dhunim dhe detyrim në prostitucion

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur dhjetë aktakuza nga kapitulli i veprave penale kundër integritetit seksual

Prokuroria Themelore e Gjakovës-Informacioni





Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore janar-gusht të vitit 2022, ka ngritur dhjetë aktakuza ndaj dhjetë personave për veprat penale “Sulmi seksual”, “Dhunimi”, si dhe “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”.

Po ashtu, sipas njoftimit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të cilat sipas tyre janë aprovuar nga gjykata.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore janar- gusht 2022, ka ngritur 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 10 (dhjetë) personave, për veprat penale, “Sulmi seksual”, “Dhunimi”, si dhe “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”. Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 (gjashtë) personave të dyshuar si kryes të këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se janë të angazhuar që këto lloje të rasteve të trajtohen me prioritet dhe urgjencë.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika