Prokuroria Speciale dhe Policia: Identifikohet një lokacion në Jabuke të Zubin Potokut ku dyshohet se ka mbetje mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin në Zubin Potok, është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabuke, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas një komunikate të përbashkët, më 2 gusht, gjatë veprimeve hetimore në terren, është identifikuar vendi i dyshuar, ndërsa Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pas marrjes së autorizimeve nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika