Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviqit: Vendimi i rëndësishëm për vënie të drejtësisë dhe sundimin të ligjit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues dhe aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë në rastin ndaj të pandehurit S.R., për kryerjen e veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sipas Prokurorisë Speciale, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt vënies së drejtësisë dhe forcimit të sundimit të ligjit, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se këtë të mërkurë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik prej 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro, Slobodan Radenkoviqin, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.

Slobodan Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Të fundit nga rubrika