Prokuroria Speciale: Thaçi e Geci detyruan të ndaluarit që të hiqnin dorë nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja

Sipas Prokurorisë, personat e mbajtur në qendrat e ndalimit – në Cahan, në Kleçkë, në Jabllanicë, Drenoc, në Likofc, në Baicë... – ishin të shënjestruar pasi shiheshin si kundërshtarë dhe bashkëpunëtor me forcat ish-jugosllave, gjithashtu, ndaluarit u akuzuan se janë spiunë të Serbisë dhe mbështetës të LDK-së

Zyra e Prokurorit Special ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, i ka detyruar viktimat në qendrat e ndalimit të hiqnin dorë nga kryetari i atëhershëm i LDK-së, Ibrahim Rugova dhe vetë LDK-ja.

Sipas Prokurorisë, personat e mbajtur në qendrat e ndalimit – në Cahan, në Kleçkë, në Jabllanicë, Drenoc, në Likofc, në Baicë… – ishin të shënjestruar pasi shiheshin si kundërshtarë dhe bashkëpunëtor me forcat ish-jugosllave, gjithashtu, ndaluarit u akuzuan se janë spiunë të Serbisë dhe mbështetës të LDK-së.

”Në Baicë Thaçi e Sabit Geci i morën në pyetje të ndalurit duke i identifikuar si rugovist, duke iu kërkuar të nënshkruanin deklarata për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe nga LDK-ja…Të ndaluarit të mbajtur në këto qendra ndalimi gjatë gjithë kohës janë marrë në pyetje. Provat do të tregojnë se marrjet në pyetje përfshijnë edhe arsyet se pse ata ishin të shënjestruar, ata konsideroheshin si kundërshtarë, pra përceptoshin se bashkëpunonin me forcat ushtarake të ish-Jugollsavisë. Në Likoc të ndaluarit u akuzuan se janë tradhtarë dhe spiunë të Serbisë, dhe mbështetës të LDK-së. Në Jabllanicë u akuzuan se shoqërohen me serbët dhe se ishin spiunë. Në Llapushnik dhe Drenoc të ndaluarit u akuzuan se bashkëpunojnë me serbët, se ishin spiunë apo nuk mbështetnin UÇK-në”, ka thënë prokurori.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika