Protesta e shqiptarëve në Bujanoc, policia serbe u bën presion qytetarëve

Përfaqësues politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës po shprehin shqetësime për veprimet e autoriteteve të Serbisë lidhur me protestën që do të mbahet të hënën në Bujanoc. Ata, arrestimet e shqiptarëve ditëve të fundit, i shohin si presion ndaj tyre për të mos marrë pjesë në protestën e organizuar kundër diskriminimit sistematik nga autoritetet serbe

Në qytetin e Bujanocit si rrallë herë do të ketë një protestë të shqiptarëve të hënën.

“Për Identitet e Dinjitet” është motoja e saj.

Megjithatë, duket se ky organizim nuk po u pëlqen organeve shtetërore të Serbisë, të cilat, sipas deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, kanë filluar një valë të re presioni dhe intimidimi.

Këtë e konfirmon edhe anëtari i tij i partisë Ragmi Mustafi që thotë se policia serbe po kryen edhe arrestime.

“Ditëve të fundit aktivitetet e policisë janë shtuar, duke bërë presione të ndryshme, ndaj qytetarëve shqiptarë duke filluar, me arrestimin e disave për shkak të komenteve në Facebook, pastaj marrja në pyetje, siç thonë ata biseda informative”, ka thënë Ragmi Mustafi, Partia për Veprim Demokratik.

Mustafi thotë se kjo protestë është e domosdoshme.

“Tregon revoltën e madhe, për të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës për një kohë të gjatë janë duke, u ballafaquar me diskriminimin sistematik e strukturor të shtetit të Republikës së Serbisë”, është shprehur Mustafi.

Kurse nga afër këto zhvillime po i ndjek edhe gazetari në Presheve, Hasan Hasani, që thotë se në protestë nuk pret eskalim të situatës nga shqiptarët.

“Unë kam frikën që mund të ketë ndonjë skenar që të ketë provokime ndaj protestuesve, megjithatë qytetari në Luginë është i mësuar, që t’i shmanget çfarëdo tendence që organet shtetërore për të eskaluar protestën”, ka thënë Hasan Hasani, Gazetar në Luginën e Preshevës.

Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, i cili është edhe organizator të protestës, thanë se e kanë të pamundur të flasin për shkak të angazhimeve.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika