Protesta në Francë pasi Macron urdhëroi rritjen e moshës së pensionit pa votim

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze për të refuzuar masën e rritjes së moshës së pensionit duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt e sindikatave. Deri në mbrëmje, 120 persona u arrestuan

Policia në Paris është përplasur me protestuesit pasi qeveria franceze vendosi të detyrojë reformat e pensioneve pa votim në parlament.

Turmat u mblodhën në Place de la Concorde në përgjigje të rritjes së moshës së pensionit nga mosha 62-vjeçare në 64, plane të cilat tash e dy muaj kanë nxitur debate politike dhe greva.

Së fundi, kryeministrja Élisabeth Borne thirri nenin 49:3 të kushtetutës – duke i lejuar qeverisë të shmangë një votim në Kuvend.

Vendimi u mor pak minuta përpara se deputetët të votonin për projektligjin e diskutueshëm, pasi nuk kishte garanci për të fituar shumicën.

Ky veprim shkaktoi zemërim tek politikanët e opozitës, transmeton BBC.

Një mocion mosbesimi do të paraqitet kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, ka sugjeruar liderja e opozitës së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Udhëheqësja e partisë së majtë La France Insoumise (LFI), Mathilde Panot, shkroi në Twitter se Macron e kishte zhytur vendin në një “krizë regjimi”, pa legjitimitet parlamentar apo popullor.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze për të refuzuar masën, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt e sindikatave.

Disa protestues u përleshën me policinë kur ra mbrëmja. Një zjarr u ndez në mes të Place de la Concorde dhe policia me mburoja dhe shkopinj hodhi gaz lotsjellës dhe u zhvendos për të pastruar sheshin.

Policia e Parisit i tha agjencisë së lajmeve AFP deri në mbrëmje, 120 persona u arrestuan.

Ndërsa demonstruesit u shpërndanë, policia tha se kishte bërë tetë arrestime.

Por sindikatat u zotuan të mbajnë kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të pensioneve, me Confédération Générale du Travail (CGT) duke thënë se një ditë tjetër grevash dhe demonstratash ishte planifikuar për të enjten më 23 mars.

Edhe pse presidenti Emmanuel Macron u rizgjodh vitin e kaluar në një platformë të reformave të pensionit, koalicioni i tij qeverisës nuk ka shumicë në Kuvend dhe do të kishte nevojë për mbështetje nga partia republikane për të kaluar ndryshimet e pensioneve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika