Protestat klimatike mbërthejnë Egjiptin, Spanjën dhe Gjermaninë

Pamje nga protestat

Qindra aktivistë janë mbledhur në konferencën e klimës COP27 në Sharm el-Sheikh të shtunën e 12 nëntorit, duke kërkuar fundin e karburanteve fosile dhe duke bërë thirrje që vendet perëndimore të paguajnë për dëmin e shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Kjo është protesta më e madhe që është zhvilluar në konferencën e klimës së këtij viti deri më tani.

Aktivistët kanë marshuar nëpër Zonën Blu, ku edhe po zhvilloheshin bisedimet në konferencën për klimën, duke brohoritur, “oqeanet po ngrihen dhe ne po ashtu” dhe duke mbajtur pankarta me slogane që shkruanin: “Taksoni të pasurit” dhe “Paguani klimën tuaj”.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë shkurtime drastike të emetimeve dhe dëmshpërblime klimatike nga vendet që janë historikisht përgjegjëse për shkatërrimin tonë, veçanërisht për humbjet dhe dëmtimet, por edhe përshtatjen dhe zbutjen,” ka thënë Mitzi Jonelle Tan, një aktiviste klimatike nga Filipinet.

Më shumë se një mijë protestues janë mbledhur në Luetzerath, në Gjermaninë perëndimore për të kërkuar më shumë veprim nga pjesëmarrësit në konferencën COP27 në Egjipt, raporton euronews.

Fshati, i cili është bërë simbol i rezistencës ndaj lëndëve djegëse fosile, kërcënohet të shkatërrohet me buldozer për të lejuar zgjerimin e një miniere qymyri në ajër të hapur fqinje.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika