Protestohet sërish për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Në Prishtinë është mbajtur edhe një protestë në kërkim të drejtësisë për rastin e dhunimit të vajzës së mitur 11-vjeçare

Pamje nga protesta në Prishtinë

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është duke u protestuar për të dytën herë lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Sipas organizatorëve të protestës, organet e drejtëisë kanë neglizhuar këtë rast, pasi që u bë e ditur se 11 vjeçarja dyshohet që ishte dhunuar edhë në qershor të këtij viti.

Protestuesit kanë kërkuar reagim ndaj sistemit patriarkal në sistemin e drejtësisë dhe përgjegjësi për viktimat e dhunës seksuale.

Në protestë po bëhet thirrje që drejtësia të vihet në vend me brohoritje ”Nuk durojmë më”, Përdhunuesit seksual në burg”.

Pamje nga protesta

Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, janë shkarkuar edhe dy drejtorë të Policisë së Kosovës pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Nga pozita e drejtorit të Policisë rajonale të Prishtinës është larguar Fahredin Verbovci ndërkaq, Shkëlzen Xhafa nga ajo e Shefit të Operativës për kryeqytet.

Ndërsa, për shkarkimet e tyre, njoftimi u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse shkarkimet bëhen nga menaxhmenti i Policisë. Kreu i Qeverisë ka thënë se përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Po ashtu, dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës ka dhënë Samedin Mehmeti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika