Protestuesit sulmojnë me molotovë Ministrinë e Brendshme, efektivët kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Situata paraqitet e tensionuar pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës, ndërsa efektivët e vendosur në tarracë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Në zonë vijojnë edhe shpërthimet e kapsollave ndërsa dhe një pemë aty pranë ka marrë flakë.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Përplasjet kanë përshkallëzuar tensionet në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa përballja mes dy palëve vijon mes hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga uniformat blu.

Ngjarjet pranë Ministrisë së Brendshme zhvillohen në një klimë të rënduar, teksa protesta në Tiranë është shoqëruar me episode të përsëritura dhune dhe përplasje me Policinë.

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në një situatë të tensionuar gjatë protestës, me fokus ruajtjen e godinës së Kryeministrisë.

Prania e forcave speciale vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe Policisë janë përshkallëzuar, me hedhje molotovësh nga protestuesit dhe përdorim të gazit lotsjellës nga efektivët.

Situata në kryeqytet vijon të jetë e rënduar, ndërsa shtimi i forcave të sigurisë në bulevard synon të mbrojë institucionin qeveritar dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./Euronewsal

Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika