Pse Ura e Ibrit mbeti e ndarë?: Ndërkombëtarët “ishin kreativë në ndarje të qytetit, i kanë borxh Kosovës”

Çështja e hapjes së Urës së Ibirit është riaktualizuar, ndërsa emisari i BE-së dhe komandanti i KFOR-it theksojnë rëndësinë e dialogut për këtë vendim. Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka kritika për moshapjen e urës për 25 vjet. Skënder Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, kritikon ndërkombëtarët për kreativitet në ndarjen e qytetit, por mungesë kreativiteti në bashkimin e tij

Çështja e hapjes së Urës së Ibrit është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërsa emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe komandanti i KFOR-it theksojnë se vendimi për këtë urë duhet të merret brenda kuadrit të dialogut.

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, e ka quajtur paradoksale që pas 25 vjetësh ende diskutohet për hapjen e një ure.

Veseli theksoi se ndërkombëtarët, përfshirë NATO-n dhe BE-në, i janë borxhlinj popullit dhe shtetit të Kosovës një shpjegim për moshapjen e Urës së Ibrit, e cila vazhdon të jetë një simbol ndarjeje mes shqiptarëve dhe serbëve lokalë.

“Është paradoksale që 25 vjet pas çlirimit të Kosovës të jetë ende temë një urë. Urat lidhin njerëzit dhe kombet, por në Kosovë kjo urë vazhdon të ndajë dy komunitete”, ka thënë Veseli në “FIVE” të Dukagjinit.

Ndërkohë, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku, ka kritikuar ndërkombëtarët për “kreativitet” në ndarjen e qytetit të Mitrovicës.

“Shumë kreativ kanë qenë për të ndarë qytetin, por shumë pak po ka kreativitet në bashkimin e qytetit,” tha Sadiku.

Sadiku gjithashtu kritikoi krijimin e Komunës së Mitrovicës Veriore dhe ndarjen e qytetit me një “park të paqes” dhe lule midis urës, që sipas tij ishin simbole të ndarjes.

“Mos të harrojmë që Komuna Veriore e Mitrovicës është e krijuar dhe e ndarë, në këtë kreativet të ndarjes. Ka qenë trup është krijuar me park dhe me fjalën paqe, kanë bërë park të paqes kanë vendosur lule midis urës. Edh ky ka qenë një kreativitet për me nda dhe me dhënë idenë  ndarjes”, ka than Sadiku.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika