PSG shpallet kampion i Francës për herë të 5-të radhazi

Paris Saint-Germain ka hyrë edhe një herë në histori të dominimit në Ligue 1, duke siguruar titullin kampion për sezonin 2025/2026.

Në një përballje vendimtare ndaj Lens, skuadra pariziene fitoi 2-0 në ndeshjen e shtyrë të javës së 29-të dhe kështu mbylli zyrtarisht garën për titull.

Golin e fitores e realizoi Khvicha Kvaratskhelia në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”, ndërsa portieri Matvey Safonov u dallua me të paktën katër pritje vendimtare që ruajtën epërsinë dhe i siguruan PSG-së trofeun.

Ky është titulli i pestë radhazi për klubin nga kryeqyteti francez, duke tejkaluar serinë prej katër kampionateve të njëpasnjëshme të fituara mes viteve 2012/2013 dhe 2015/2016.

Që nga blerja nga Qatar Sports Investments (QSI) në vitin 2011, PSG ka fituar 12 tituj në 15 edicione të Ligue 1, duke humbur vetëm tre herë kampionatin.

Sukseset e vetme të rivalëve gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga Montpellier (2011/2012), Monaco (2016/2017) dhe Lille (2020/2021).

Në total, klubi parizien tashmë numëron 14 trofe në këtë epokë, duke u shkëputur nga Marseille dhe Saint-Étienne, që mbeten me nga 10 tituj kampion.

Lens, që kishte nevojë për fitore për të mbajtur gjallë shpresat deri në fund, tani do të fokusohet në finalen e Kupës së Francës ndaj Nice më 22 maj.

Ndërkohë, PSG mund të përqendrohet plotësisht në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, që zhvillohet më 30 maj.

Të fundit nga rubrika