PSRK refuzon kërkesën për përjashtimin e prokurorit Kodraliu nga rasti “Ibër-Lepenci” 

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda që lidhet me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit Kodraliu ishte bërë gjatë seancës fillestare më 24 dhjetor 2025 nga mbrojtja e të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc.

Gjykimi për sulmin në Iber Lepenc, kërkohet përjashtimi i prokurorit special

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, thuhet në përgjigjen e Lutës për Betimi për Drejtësi.
Në këtë rast akuzohen dy vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, të cilët sipas aktakuzës së ngritur më 9 dhjetor 2024, kanë vendosur eksploziv në kanalin Ibër-Lepenc më 29 nëntor 2024. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, duke ndërprerë furnizimin për qytetarët dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), me vlerë të dëmeve materiale prej 376,774.70 euro.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika