Publikohet traileri i parë i Black Panther: Wakanda Forever, pa aktorin kryesor Chadwick Boseman

Marvel ka publikuar një pamje të re në kapitullin tjetër të "Black Panther", i cili është tejet i fuqishëm, pasi zbulohen pamje nga aktori kryesor i pjesës së parë dhe vende të reja në Wakanda por edhe në Universin Kinematik Marvel që nuk i keni parë asnjëherë më parë

Foto ilustrim, filmi i ri i Marvel Studio, Black Panther: Wakanda Forever

Traileri dyminutësh i publikuar nga Marvel Entertainment, është i mbushur me pamje të asaj që na pret në vazhdimin e filmit, Black Panther: Wakanda Forever, i cili do të jetë pa yllin Chadwick Boseman, pasi vdiq pas një beteje me sëmundjen e kancerit në vitin 2020, në moshën 43-vjeçare.

Një gjë është e qartë nga vështrimi i parë i trailerit, se Boseman mund të jetë zhdukur, por T’Challa nuk është harruar.

Si do të duket bota e Black Panther pa personazhin kryesor të filmit, Chadwick Boseman?

Kjo është një pyetje që po rrotullohet që prej vdekjes tragjike të aktorit të njohur,  të nominuar për Oscar në vitin 2020. Tani, pas dy vjetësh, më në fund po marrim një përgjigje.

Personazhet e shfaqura në tarilerin e parë të filmit Black Panther: Wakanda Forever

Më 24 korrik, Marvel zbuloi videon e parë për vazhdimin e shumëpritur të filmit që ndryshon lojën, “Black Panther: Wakanda Forever”, i cili është po aq mbresëlënës aq edhe prekës sa nuk mund ta prisnit.

Traileri hapet me një interpretim të butë të këngës së famshme “No Woman, No Cry”, nga Bob Marley. Ndërsa, Nakia e Lupita Nyong’o, ish-e dashura e T’Challa, shfaqet duke qëndruar në një plazh, duke parë perëndimin e diellit.

Kamera shfaq Ramondën e Angela Bassett-it, nënën e tij dhe gjeneralin Wakandan të Danai Gurira-s, Okoye.

Mural përkujtimor i heroit të humbur, T’Challa

Më pas, Ramonda shfaqet duke bërtitur, “Unë jam mbretëresha e kombit më të fuqishëm në botë dhe e gjithë familja ime është zhdukur. A nuk kam dhënë gjithçka?”. Ku nga kjo fjali shfaqet një mural përkujtimor i heroit të humbur, T’Challa.

Mbretëresha, Ramonda në filmin Black Panther

Ndërkaq, trupa magjepsëse të kërcimtarëve, shkrepje ajrore të Wakanda-s me diell, luftëtarë hipur mbi balena, dhe një sërë ndjekjesh me makina dhe sekuenca luftarake që të emocionojnë dhe konfirmojnë se, pavarësisht nga tendenca e trishtueshme e publikimit të ri, nuk do të kursehet në spektakël.

Po ashtu, traileri paraqet një grua shtatzënë nën ujë me një person tjetër, e ndjekur nga një skenë në të cilën shfaqet një foshnjë.

Foto nga traileri i filmit

Momenti më tërheqës, megjithatë, vjen pikërisht në fund, kur për një kohë të shkurtër na ka rënë në sy një figurë me një kostum të Panterës së Zezë, e gatshme për veprim.

Pra, kush në tokë po merr mantelin e T’Challa? Duket se nuk ka gjasa të kemi një përgjigje përpara datës së publikimit të filmit më 11 nëntor.

Ryan Coogler, regjisori i filmit dhe Chadwick Boseman

“Pasioni dhe gjenialiteti i Chad-it dhe ndikimi që ai bëri në këtë industri do të ndihen përgjithmonë,” ka thënë së fundmi regjisori i filmit Ryan Coogler, përcjellë Vogue.

Ndërsa, filmi do të publikohet në kinema më 11 nëntor.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika