Punëtorët teknik të shkollave fillore në Prishtinë hyjnë në grevë nga nesër

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka njoftuar se nga dita e nesërme punëtorët teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës do të hyjnë në grevë, për shkak të mos ekzekutimit të pagave për muajin qershor.

Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar me shoqatat sindikale të kësaj kategorie, ku është diskutuar situata e krijuar lidhur me vonesën e pagave.

Sipas njoftimit të Federatës, punëtorët teknikë do të pezullojnë ofrimin e shërbimeve dhe do të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e pagesave të prapambetura.

Në të njëjtin takim, përfaqësues të Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur se pagat pritet të transferohen në llogaritë bankare të punëtorëve më së largu deri të hënën, më 3 gusht..

“Pas diskutimeve, në takim u mor vendim që nga dita e nesërme punëtorët teknikë të mos kryejnë shërbime dhe të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e pagesave. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës se pagat do të transferohen në llogaritë bankare të këtyre punëtorëve më së largu deri të hënën, më 03.08.2026”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Federate Sindikale.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika