Putin: NATO-ja po merr pjesë në luftën në Ukrainë

“Ata po dërgojnë armë në Ukrainë në vlerë të miliarda dollarëve. Kjo është pjesëmarrje", kështu ka deklaruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili i ka akuzuar vendet anëtare të NATO-s "për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë"

Presidenti i RusisW, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet anëtare të NATO-s “për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë” duke i dhuruar armë këtij shteti, dhe ka thënë se “Perëndimi po planifikon ta shkatërrojë Rusinë”.

“Ata po dërgojnë armë në Ukrainë në vlerë të miliarda dollarëve. Kjo është pjesëmarrje”, ka thënë Putin në një intervistë për kanalin Rossiya-1, shkruan REL.

“Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jodrejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievit”, ka thënë Putin.

Ekspertët e ligjit ndërkombëtar pajtohen se dërgimi i armëve në luftë nuk e bën furnizuesin palë në konflikt – pavarësisht se çfarë armësh janë ato.

Putin ka thënë se vendet perëndimore kanë “një qëllim të vetëm – për të shkatërruar ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij kryesore – Federatën Ruse”.

“Vetëm atëherë ata ndoshta do të mund të na pranojnë në të ashtuquajturën familje të njerëzve të civilizuar, mirëpo vetëm ndaras, secilin veç e veç”.

Përgjatë intervistës, Putin i ka përsëritur thirrjet për një botë multipolare dhe ka thënë se “nuk ka dyshim” që kjo do të ndodhë.

“Çka kundërshtojmë ne? Jemi kundër faktit që kjo botë e re që po merr formë, është duke u ndërtuar vetëm në bazë të interesave të një vendi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Tani që tentimet e tyre për të rikonfiguruar botën sipas dëshirës së tyre, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar me këtë situatë, ne jemi të obliguar që të reagojmë”, ka thënë mes tjerash Putin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika