Putin, Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi Poloninë, për ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik dhe deklaroi mbrojtjen e Bjellorusisë nga çdo agresion, duke konsideruar sulmet ndaj tij si sulme ndaj Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin. Foto: Getty Images

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar të premten shtetin anëtar të NATO-s, Poloninë, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.

Mes tjerash, Putin ka thënë se secili agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, dhe se Moska do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Komiteti i Sigurisë në Varshavë ka marrë vendim të mërkurën për t’i dërguar disa njësite ushtarake në lindje të Polonisë, pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke e cituar sekretarin e komitetit.

Të mërkurën, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo do të përgatiten për Afrikë teksa e stërvitin ushtrinë bjelloruse.

Prigozhin ka thënë se Wagner, i cili ka zhvilluar luftë të ashpër në qytetin ukrainas të Bahmutit, është forca luftarake më efektive e Rusisë.

Mirëpo, përplasjet e shpeshta me udhëheqësinë ushtarake në Moskë, kanë rezultuar me nisjen e një rebelimi nga ana e tij, katër javë më parë.

Rebelimi ka përfunduar me një marrëveshje që parasheh largimin e Wagnerit në Bjellorusi, apo anëtarësimin e pjesëtarëve të grupit në ushtrinë ruse.

Putin ka thënë se ka raportime në media se një njësit polako-lituanez do të shfrytëzohet për operacionet në perëndim të Ukrainës – pjesë së të cilës dikur i kanë takuar Polonisë – dhe që ta pushtojë territorin atje.

“Dihet mirë se ata ëndërrojnë edhe tokën bjelloruse”, ka thënë ai, pa ofruar ndonjë të dhënë.

Polonia, në anën tjetër, ka hënë se nuk ka ambicie territoriale në Bjellorusi./Rel

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika