PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së: Certifikohet lista me 33 kandidatë e Listës Serbe

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shfuqizuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka urdhëruar certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë të Listës Serbe.

Kjo pas ankesës së paraqitur nga ky subjekt politik, pasi KQZ kishte refuzuar më herët certifikimin e listës së tyre për zgjedhjet parlamentare.

Në vendimin e PZAP-it thuhet se ankesa e Listës Serbe aprovohet dhe se ndryshohet vendimi i KQZ-së i datës 10 dhjetor 2025. Paneli vendosi që të pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11 dhjetor 2025, duke e urdhëruar kështu certifikimin e listës me 33 kandidatë të këtij subjekti politik.

“Certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika