Qalaj: AKI-ja dështoi më 24 shtator, e ka detyrë t’i parandalojë rreziqet e jo të merret se kush me kë pi kafe

Ai në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk do të ndodhte

Rashit Qalaj, PDK

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se shërbimet inteligjente të Kosovës kanë dështuar ta parandalojnë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk do të ndodhte.

“Duhet me pranu, shërbimet tona inteligjence kanë dështuar më 24 shtator. Është diçka tjetër profesionalizmi i Policisë, suksesi. Po ta kishim informatën më herët, kjo nuk do ndodhte herët, ose në tentativë do të shuhej”, tha ai.

Tutje, ai tha se AKI-ja duhet të jetë më shumë prezente në veri të Kosovës dhe t’i parandalojë rreziqet nga jashtë, e jo të merret me punët se kush me kë pi kafe në Kosovë.

“Duhet të investojmë shumë, AKI-ja e ka përgjegjësinë e madhe të jetë prezente në veri, atë mision e ka. Nuk duhet të merret se kush me kë po pi kafe në Kosovë, e ka punën e parandalimin e rreziqeve që na vijnë nga jashtë”, tha ai.

Qalaj tha se jo rastësisht e tha se AKI-ja merret se kush me kë pi kafe në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika