Qeveria e Kosovës miraton kërkesën shtetit të Turqisë, dërgon një kontingjent të FSK-së në rajonet e prekura nga tërmeti

Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin që një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës të dërgohet në Turqi, për t’iu dalë në ndihmë rajoneve të prekura nga tërmeti.

Më tej, në vendimin e saj është thënë se “shteti dhe populli i Kosovës qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë kohë të vështira”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës për media.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) në Turqi, për t’iu ndihmuar në tejkalimin e pasojave të tërmetit të kësaj të hëne.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë, për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë kësaj të hëne, presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin turk dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika