Qeveria e Kosovës: Serbët mos t’i braktisin institucionet por kërcënimet

Kërcënimeve të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës i është përgjigjur Qeveria e Kosovës. Në një deklaratë për RTV Dukagjini thonë se nuk është e nevojshme braktisja e institucioneve, por braktisja e kërcënimeve nga këta serbë

Qeveria e Republikës së Kosovës

As drejtor e as ushtrues detyre të drejtorit nuk ka aktualisht drejtoria e Policisë në 4 komunat veriore.

Policia e Kosovës në Veri, ka mbetur pa një udhëheqës. Kjo pasi që drejtori Nenad Gjuriq është suspenduar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “sabotash” ndaj institucioenve te Republikës së Kosovës. Deri më tani nuk është caktuar ndonjë ushtrues detyre për këtë pozitë per Veriun e Kosovës.

Ky suspendim ka ngjallur reagimin e Listës serbe të cilët assesi nuk janë pajtuar me këtë vendim.

Bile kryetari i kësaj partie Goran Rakiq ka paralajmëruar një takim  për të shtunën në veri ku do të kërkojë nga serbët të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

E ekzekutivi në Kosovë në një përgjigje për televizionin Dukagjini kanë deklaruar se nuk shohin arsye për braktisje të institucioneve.

“Ne besojmë se nuk asnjë arsye që të braktisen institucionet tona, nga askush. Institucionet i shërbejnë qytetarëve pa dallim. Kur ato braktisen, mungojnë shërbimet për ta. Andaj në vend të institucioneve, duhen të braktisen metodat e kërcënimeve ndaj tyre dhe presioneve ndaj qytetarëve tanë serbë që duan drejtësi dhe zhvillim, zbatim të ligjit dhe integrim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Përderisa zv. kryesuesi i kuvendit komunal të veriut, Skender Krasniqi po shpreson se ideja për tërheqje nga institucionet është vetëm deklaratë politike.

“Të mbesin vetëm për konsum të brendshme dhe të mbesin vetëm deklarata politike. Shpresoj dhe besoj që kjo të përcillet te shërbyesi civil por edhe te popullata. Ashtu kështu janë bojkotet politike janë gjë normale në politikë, ashtu kështu janë qëndrime e ekstreme të ndryshme janë thjesht normale” ka thënë Sadiku.

Skender Sadiku, Mitrovicë e Veriut

E gjithë këtë po e sheh plan të Vuçiqit, njohësi i çështjeve në rajon, Belgzim Kamberi .

“Edhe ky veprim tashmë së fundi i Listës Serbe, natyrisht është veprim i presidentit Vuçiq… Dëshmon që faktikisht situata  në terren është në shpërputhje me retorikat politije dhe me marrëveshjet politike që po ndodhin në këto kohët e fundit, qoftë në kuadër të Procesit të Berlinit, qoftë në kuadër të marrëveshjeve bilaterale”, ka thënë Kamberi.

Belgzim Kamberi, analist

Nenad Gjuriq u suspendua nga puna me 3 nëntor, një ditë pasi deklaroi se policët në veri nuk do të shpërndajnë letra qortuese për qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron ilegale.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika