Qeveria e Kosovës shpall 11 korrikun ditë Përkujtimi për Gjenocidin në Srebrenicë

Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë veprim si fisnik dhe të duhur për të siguruar që gjenocidi të mos harrohet dhe të mos përsëritet

11 korriku është shpallur Ditë Përkujtimore për Gjenocidin në Srebrenicë nga Qeveria e Kosovës. Në nderim të viktimave të kësaj ngjarjeje, anëtarët e kabinetit qeveritar mbajtën një minutë heshtje.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e këtij veprimi, duke e quajtur atë një akt fisnik dhe të duhur për të siguruar që gjenocidi të mos harrohet dhe të mos përsëritet askund në botë.

“Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropian dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë majit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se më 23 maj të këtij viit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika