Qeveria ndan 296 milionë euro buxhet për shëndetësinë, MSH: Ky është buxhetimi më i madh i bërë ndonjëherë

Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2023 është më i lartë sesa i vitit 2022. Bëhet e ditur se buxheti për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e pajisjeve mjekësore, për përmirësimin e cilësisë dhe zgjerimin e shërbimeve të reja është rritur, dhe se mjete të tjera do të sigurohen në vijim

Ministria e Shëndetësisë

Nga 198 milionë euro sa ishte buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2022, Qeveria e Kosovës, për vitin 2023, ka ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka thënë se ky është buxhetimi më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

“Nga 198 milionë euro sa ishte në vitin 2022, për vitin 2023 kemi ndarë për shëndetësinë 296 milionë euro. Për mbulimin e Listës së barnave esenciale janë buxhetuar 60 milionë euro, kjo e shoqëruar me punën që tashmë ka nisur për revidimin e listës së re të barnave esenciale që do të ketë standarde të reja me kriteret e garantimit të cilësisë optimale.  Kemi rritur buxhetin me mbi 27% për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë për listën e barnave esenciale dhe programeve specifike nga 11.2 milionë euro sa ishte në vitin 2022,  në 21.2 milionë euro për vitin 2023”, thuhet në njoftim gjersa theksohet se rritja e buxhetit për barna për vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 është 89 për qind.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se buxheti për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e pajisjeve mjekësore, për përmirësimin e cilësisë dhe zgjerimin e shërbimeve të reja është rritur, dhe se mjete të tjera, do të sigurohen.

“Ndër pajisjet që do të sigurohen janë akceleratori linear për radioterapi, duke i mbuluar kësilloj nevojat sipas standardeve për numër të banorëve. Do të sigurohen rezonanca magnetike për spitalet e përgjithshme dhe do të kompletohen spitalet rajonale me pajisje për laboratorët e patologjisë e citologjisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, është  rritur edhe buxheti për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor, duke shtuar edhe 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

Në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor, do të ketë edhe 100 pozita të reja shtesë për profesionistë shëndetësorë, të cilat duhet të shfrytëzohen për sektorët deficitarë dhe për të plotësuar ato shërbime mjekësore që janë në mungesë, për shkak të burimeve njerëzore.

 

Përgjatë të premtes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se edhe një pako e veçantë, do të fillojë funksionalizimin e saj, për grate e prekura me kancer të gjirit dhe këtë e ka konfirmuar edhe MSH.

“Kemi planifikuar për herë të parë në buxhetin e shtetit ndarjen e pakove të veçanta për nënat dhe fëmijët në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Po ashtu për herë të parë është buxhetuar pakoja mbështetëse për pacientet në Klinikën e Onkologjisë të prekur nga kanceri”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika