Qindra policë të kërkim të autorit të sulmit me dy të vrarë në një unversitet amerikan

Qindra efektivë policie po vijojnë kërkimet të dielën për autorin e një sulmi me armë që vrau dy persona dhe plagosi nëntë të tjerë në Universitetin Brown, duke futur në izolim të plotë kampusin universitar në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Rrugët përreth universitetit në Providence, Rhode Island, u mbushën me automjete emergjence disa orë pasi sulmuesi hapi zjarr të shtunën në një ndërtesë ku po zhvilloheshin provimet, shkruan AFP, transmeton Dukagjini.

Ky incident i dhunshëm është rasti më i fundit në një seri të gjatë sulmesh në institucione arsimore në SHBA, ku përpjekjet për kufizimin e aksesit në armë zjarri vazhdojnë të përballen me bllokime politike.

Autori i sulmit mbetet ende në arrati edhe 10 orë pas ngjarjes, ndërsa rreth 400 forca policore – përfshirë agjentë të FBI-së dhe policinë universitare – janë angazhuar në kërkime në kampusin universitar.

Policia publikoi pamje prej 10 sekondash që tregojnë të dyshuarin duke ecur me nxitim në një rrugë të boshatisur, i filmuar nga mbrapa, pak pasi kishte hapur zjarr në një klasë në katin e parë.

Presidentja e Universitetit Brown, Christina Paxson, konfirmoi në një letër drejtuar komunitetit universitar se të 11 viktimat ishin studentë.

“Nëntë anëtarë të komunitetit tonë që u dërguan në spitale lokale janë studentë. Fatkeqësisht, humbëm dy studentë nga kjo dhunë shkatërruese me armë,” thuhet në letrën e publikuar në faqen zyrtare të universitetit.

Sipas ‘Gun Violence Archive’, deri më tani këtë vit në SHBA janë regjistruar mbi 300 të shtëna masive, të cilat përkufizohen si raste ku katër ose më shumë persona janë qëlluar.

Të paktën dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat pranë një unversiteti në Amerikë

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika