QKMK-ja thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t'i shmangen pikat kufitare me Serbinë për shkak të protestave të paralajmëruara për të shtunën

Pika kufitare në Jarinje.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se në pikat kufitare me Serbinë, në anën e Serbisë, për të shtunën janë paralajmëruar protesta, prandaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përdorin pikat e tjera për qarkullim.

Autoritetet inkurajojnë përdorimin e pikave alternative të kalimit kufitar për të shmangur ndonjë ndërprerje të udhëtimit apo probleme të tjera.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se nëse keni nevojë për informacion shtesë, mund të kontaktoni numrat e telefonit  045198000, 045198606, ose në numrin pa pagesë 080050095.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika