Qosja kritikon Kuvendin e Kosovës

Akademiku, Rexhep Qosja, ka hedhur kritika në lidhje me mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ditës së pavarësisë.

17 shkurtin, Qosja e ka cilësuar si ditën e dytë më të madhe për shqiptarët për nga rëndësia.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mosftesa e përfaqësuesve të institucioneve shkencore e kulturore si dhe e përfaqësuesve fetarë ka qenë veprim i gabuar.

“Por, për çudinë e madhe, në këtë solemnitet, ndër mysafirët, nuk u panë përfaqësues të institucioneve shkencore e kulturore të Kosovës, as intelektualë krijues e as përfaqësues të bashkësive fetare! Mungesa e tyre në atë mbledhje mund të quhet hiç më pak se veprim kundër vetvetes.”, ka shkruar Qosja.

Kritika ka pasur edhe për opozitën, të cilët e lëshuan sallën në kohën kur, Kryeministri Albin Kurti ishte duke e mbajtur fjalimin e tij.

Me këtë veprim, sipas Qosjës  “ata deshën s’deshën, me qëllim e pa qëllim, krijuan një pamje jo vetëm të pahijshme, por, hiç më pak se kundërkulturore e kundërdemokratike për Kosovën shtet në Botë!”.

Më 17 shkurt të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës, po mbahej mbledhja solemne për nder të pavarësisë. Gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti, opozita në fillim filloi të bëjë zhurmë e më pas e lëshuan sallën.

Pjesë e ceremonisë nuk ishin figurat fetare dhe as përfaqësuesë të institucioneve kulturore.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika