“Qytetarët treguan urtësi”, Hoxha komenton pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje

Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit përbën një mesazh të qartë të qytetarëve ndaj subjekteve politike.

Duke komentuar të dhënat preliminare në emisionin Debat Plus, Hoxha tha se qytetarët e Kosovës kanë shfaqur, sipas tij, një “urtësi të jashtëzakonshme” përmes abstenimit në procesin zgjedhor.

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 19:19, nga 1,959,962 votues të regjistruar kanë votuar 701,340 qytetarë, ose 35.78 për qind. Kjo paraqet një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur pjesëmarrja kishte qenë 44.99 për qind.

Hoxha tha se kishte pritur rënie të daljes në votime, por jo në këto përmasa.

“Sot ka ndodh një shpërfaqje e një urtësia të jashtëzakonshme qytetarëve të Kosovës, të manifestuar me abstenim. Pra, unë kam pritur që ka me pas rënie, por jo kaq. Kam parashikuar që do të dalin nën 900 mijë, dhe kam pritur që do të jetë 100 mijë abstinenca… d.m.th. 170 mijë i ki më pak, dhe kjo është abstinencë serioze. Besoj që ky është mesazh i fortë për subjektet politike, që hajgarllëkun me dal. Jo vetëm për njërën por të të gjitha”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika