Një qytetar nga Istogu, Sheremet Osmanaj, ka treguar përgjegjësinë qytetare duke dorëzuar në policinë lokale një kuletë të gjetur në qytet, në të cilën ndodheshin 3,194 euro dhe 30 cent.
Pas njoftimit, stacioni policor i Istogut ka identifikuar pronarin e kuletës dhe e ka ftuar të vijë për ta marrë. Policia raportoi se kuleta iu është kthyer pronarit të saj së bashku me të hollat.
“Me datë 15.11.2025, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj i cili kishte gjetur njё kuletё nё qytetin e Istogut.
Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: tre mijё e njёqind e nёntёdhjetё e katёr euro, e tridhjetё cent (3194.30) euro.
Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Istog, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.
Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.