Rada Trajkoviq: Pa shpjegim nuk po më lejohet të hyj në Kosovë nga policia serbe

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se policia serbe nuk po e lë të hyjë në Kosovë

Rada Trajkoviq, politikane





Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se policia serbe e ka ndaluar dhe nuk po e lejon të hyjë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Trajkoviqi, përmes një postimi në Twitter.

Trajkoviqi ka thënë për “JUGpress” se në mëngjesin e së enjtes së 15 dhjetorit, ka shkuar në takimin e paraparë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë kufirin.

Trajkoviq është ende duke vazhduar të qëndrojë në këtë pikë derisa të mirret një vendim për t’ia lejuar ose jo hyrjen në Kosovë.

“Sapo u futa në vendkalimin e Merdares. Jam përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq, po ashtu kishte njoftuar se që nga e diela e 11 dhjetorit është kërcënuar vetë ajo dhe familja e saj.

Kështu ka bërë të ditur Trajkoviq me anë të një postimi në Twitter, ku ka theksuar se vendndodhja e atyre që e kërcënojnë është identifikuar.

Ajo ka fajësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të njëjtat kërcënime.

Ndryshe, Trajkoviq, është emëruar si këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Këtë e ka konfirmuar vetë ministri Rashiq.

“Me të drejtë e kam emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të thellë, dhe jam i sigurt se prej saj mund të mësojë shumë. Trajkoviq do të kontribuojë mjaft shumë për këtë dikaster”, ka thënë ai.

Nenad Rashiq është emëruar ministër për komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kjo pas dorëheqjes së ish-ministrit, Goran Rakiq. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z.Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.





Shija e redaktorit

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Të fundit nga rubrika