Rafael Nadal fiton ndeshjen me dhimbje, inspiron të gjithë

Spanjolli Rafael Nadal, pati një dhimbje në gjatë ndeshjes në Tureneun e Tenisit Wimbledon, të mërkurën, por nuk e ndali lojën, edhe pasi mjekët i kërkuan një gjë të tillë

Rafael Nadal.

Ekipi i Rafael Nadal iu lut atij që të tërhiqej pasi spanjolli u trajtua për një problem abdominal në setin e dytë të fitores së tij emocionuese, në çerekfinalen kundër Taylor Fritz në Wimbledon të mërkurën.

Me një rekord të pamposhtur në turnetë e mëdha në 2022, në linjë dhe vetëm tre dorëzime në dekadën e tij të fundit në Turne, megjithatë, ky vendim nuk do t’i shkonte kurrë mirë kampionit të dyfishtë.

“Ata më thanë se duhej të tërhiqesha nga ndeshja”, tha Nadal në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas fitores së tij dramatike 3-6, 7-5, 3-6, 7-5, 7-6 (10-4).

“Për mua ishte e vështirë të tërhiqesha në mes të ndeshjes. Nuk ishte e lehtë, edhe sikur ta kisha këtë ide për një kohë kaq të gjatë”, vazhdoi Nadal.

Nadal gjatë kësaj loje tregoi elasticitetin e tij dallues për ti mbledhur forcën e mbetur dhe për të arritur një fitore mahnitëse në një lojë që zgjati katër-orë e 20-minuta. Ai pranoi se ishte më pak pushimi mjekësor dhe më shumë dëshira e tij për t’i parë gjërat deri në fund që i mundësoi të vazhdonte, njofton ATP Tour.

“Ata nuk mund të bëjnë shumë [në pushimin mjekësor], sinqerisht,” tha spanjolli.

“Erdhi doktori, më dha disa anti-inflamator dhe analgjezik. Fiziologu thjesht u përpoq të relaksonte pak muskujt atje, por është e vështirë. Asgjë nuk mund të rregullohet kur keni një gjë të tillë. Kjo është”, ka shtuar Nadal.

Ai tha se nuk është lehtë të largohesh nga Wimbledoni, dhe duhesh të durosh edhe ke dhimbje.

“Unë thjesht doja t’i jepja vetes një shans. [Nuk është] e lehtë të largohesh nga turneu, nuk është e lehtë të largohesh nga Ëimbledon, edhe nëse dhimbja ishte e vështirë”, thënë spanjoilli Nadal.

Nëse, Nadal do të linte lojën në gjysmë , atij jo vetëm që do t’i kushtonte në  kurorën e tretë të Wimbledon. Spanjolli po ndjek gjithashtu një Grand Slam historik pasi fitoi Australian Open në janar.

Ndërsa, gazetari i sportit për The New York Times, Adam Zagoria, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Nadal do të largohet nga Turneu Wimbledon, për arsyeje të lëndimit që e pati ndeshjen e fundit, dhe ku vazhdoi lojën ashtu me dhimbje, dhe fitoi kundër Taylor Fritz.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika