Rama e konsideron ngjarje historike mbajtjen e Samitit të BE-së në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e samitit të radhës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur ngjarje historike Samitin e Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor.

“Me kënaqësinë e vendit mikpritës, për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Agjenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

E marta e 6 dhjetorit do të jetë ditë pushimi në Tiranë.

Vendimi është marrë për shkak se në kryeqytetin e Shqipërisë do të mbahet Samitit i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, në këtë ditë, opozita ka paralajmëruar të mbajë një protestë kundër qeverisë.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka zbardhur agjendën e Samitit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, raporton A2 CNN.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në fund të Samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë.

Aktiviteti do të nisë në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare.

Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare.

Ndërsa në 12:15, programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës, kurse në orën 14:30 me konferencën për shtyp.

E marta e 6 dhjetorit, pritet të zyrtarizohet ditë pushimi për kryeqytetin.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe përreth stadiumit Arena Kombëtare, do të aplikohen 16 nivele të sigurisë së Policisë shqiptare në bashkëpunim me protokollin e sigurisë së Brukselit.

Godina e Këshillit të Ministrave është parashikuar si plan B për mbajtjen e Samitit, sipas protokollit të kërkuar nga unioni për çdo të papritur.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për Samitin e Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor, kishte thënë se është një ngjarje historike për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte përshëndetur vendimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, më 6 dhjetor në Tiranë.

Ndër të tjera, Rama kishte thënë se Tirana nuk është më ajo e disa viteve më parë, por është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si dhe një qytet i ri evropian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës.

“Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel”, kishte shkruar Rama në Facebook.

Për Ramën, organizimi në Tiranë i një Samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është fruti më i bukur i përpjekjes për afirmimin e Shqipërisë, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtare.

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, 6 dhjetori ditë pushimi në Tiranë





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika