Rama: Kam “vranësira” brenda meje që s’ia urova dot ditëlindjen Hashimit me telefon, siç jam mësuar prej shumë vitesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka qenë “një ditë e vrenjtur” edhe brenda tij

Presidenti shqiptar, Edi Ram dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka qenë “një ditë e vrenjtur” edhe brenda tij.

“Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen si vëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se nuk ka dashur të bëjë këtë urim në mëngjes sepse sipas tij, e ka penguar “një ngërç në fyt”.

“As e kam dot idenë nëse sivëllau im do të mund t’i lexojë sot këto rreshta, që as urim nuk janë edhe pse urimin që të jetojë sa malet e Shqipërisë unë po e bëj, por di me siguri që në këtë ditëlindje të Hashim Thaçit kam tërë ditën që më rri si gozhdë e ngulur në tru pyetja: A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?!”, ka shkruar tutje presidenti shqiptar.

Rama është shprehur i frikësuar se të vërtetën për këtë s’ka për ta marrë vesh “kurrë”.

“Po ndoshta këtë frikë e kam nga vranësira brenda meje që s’ia urova dot ditëlindjen Hashimit me telefon, siç jam mësuar prej shumë vitesh. Edhe 100 Komandant”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbush 53 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi mbush 55 vjet

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika