Rama: Mosmbajtja e “Sunny Hill” në Prishtinë, pasojë e zvarritjes së qeverisë

Në konferencën e mbajtur, i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka treguar arsyet e zhvendosjes së festivalit "Sunny Hill" në Tiranë

Përparim Rama në Konferenc

Për mosmbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe zhvendosjen e këtij të fundit në Tiranë, të enjten e 16 qershorit Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur një konferencë për media.

Rama ka thënë se mosmbajtja e “Sunny Hill” në Prishtinë është një lajm dëshpërues, jo vetëm për Prishtinën, por edhe për Kosovën.

Sipas Ramës, arsyeja e zhvendosjes së këtij festivali është zvarritja e qeverisë.

“Pavarësisht se procesi për dhënien në shfrytëzim të tokës komunale është bërë në pajtim me ligjin, institucionet qendrore kanë tentuar të ndërhyjë në kompetencat e kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës”, tha Rama.

Rama ka thënë se për fat të keq për cështje të tilla që fare nuk duhet të politizohen janë bërë përpjekjet për poena politikë.

Rama ka shtuar se Qeveria e Kosoves ka qenë vazhdimisht në dijeni për pikat e kontratës,  e cila ka qenë e gatshme për nënshkrim, dhe e cila siguron marrëveshjen e mbrojtjes  së interesit publik dhe rritjes së vlerave shoqërore, kulturore dhe ekonomike .

“Ashtu siç është percaktuar edhe në ofertën e negociuar, kontrata parasheh se nëse për 3 vjet radhazi, festivali Sunny Hill, nëse nuk mbahet vitin tjetër, për çfarëdo arsye, atëherë automatikisht prona i kthehet komunës së Prishtinës” ka thënë ai.

“Hapësira e dhënë në shfrytëzim do të përdoret si park publik, i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa Komuna e Prishtinës do të ketë 60 ditë në dispozicion për shfytëzimin e hapësirës edhe për festivalet e tjera. Pra ashtu siç e parashkruan ligji, sapo të nënshkruhet kontrata, komuna do të caktojë organe mbikëqyrëse për vlerësimin e vazhdueshëm të shfrytëzimit të pronës së saj, në raport me qëllimin e destinimit”.

Rama theksoi se beson se festivali nga viti tjetër e tutje do të kthehet në shtëpinë e tij.

Anulohet Sunny Hill, nuk do të mbahet në Prishtinë

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika