Rama: Nafta e zbuluar në Shqipëri ka cilësinë e naftës saudite

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka krahasuar cilësinë e naftës së zbuluar në Shqipëri me atë premium të Arabisë Saudite

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nafta e zbuluar në Shqipëri shquhet për cilësinë e saj të lartë, e krahasueshme, sipas tij, me naftën premium të Arabisë Saudite.

Siç ka njoftuar ai, zbulimi është bërë pas një eksplorimi të vështirë dhe investimeve masive në zonën e Shpiragut, rreth pesë kilometra larg qytetit qendror të Shqipërisë në Berat.

Thellësia e zbuluar është 6 mijë metra nën tokë.

“Rezerva është aty, në 6002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik”, ka thënë Rama në një konferencë për media më 23 gusht.

Kryeministri Rama gjithashtu ka bërë të ditur se ende nuk është arritur në ujë, ndaj pritet që sasia e naftës të jetë shumë e madhe.

Analizat nga kompania SHELL, e cila po kryen kërkime në këtë zonë, siç ka thënë ai, kanë konfirmuar cilësinë e lartë të kësaj nafte.

“Sipas analizave të bëra në Holandë nga kompania SHELL, është naftë e së njëjtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me investimet, kryeministri parashikon që investimi total në rezervat e naftës të jetë rreth 7 miliardë euro.

Ai gjithashtu ka theksuar se ky zbulim do të sjellë më shumë se 5 mijë vende të reja të punës.

Kryeministri Rama ka shtuar se kjo pasuri e re do të ketë ndikim pozitiv në pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Nga fundi i tetorit deri në fund të dhjetorit, sipas tij, kompania SHELL do të prezantojë rezultate publike në lidhje me infrastrukturën për nxjerrjen e naftës.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika