Rama nderohet me “Mirënjohjen e Artë” nga Vatra në SHBA

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar “Mirënjohjen e Artë” nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, organizatë me rol historik në mbështetjen e çështjes shqiptare dhe proceseve shtetformuese në Shqipëri dhe Kosovë.

Rama ka falënderuar kryetarin e Vatrës, Elmi Berisha, duke theksuar se kjo federatë ka qenë një pikë e qëndrueshme e unitetit dhe identitetit mbarëkombëtar.

Tutje, Rama ka përmendur kontributin e diasporës shqiptaro-amerikane dhe figurave si Harry Bajraktari, të cilët sipas tij mishërojnë traditën e përkrahjes ndaj kombit.

Rama ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-të dhe komunitetin shqiptar në Amerikë, të cilin e sheh si burim forcimi dhe zhvillimi në fusha si teknologjia, inovacioni, sporti, arti dhe ekonomia.

Ai tha se nderimi nga Vatra është një motivim i ri për të vazhduar punën për qytetarët e Prishtinës dhe shqiptarët kudo që jetojnë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika